Policia i ndalon natën shtatë kuaj të pashoqëruar, konfiskon 25 mijë pako cigare të Serbisë

Policia i ndalon natën shtatë kuaj të pashoqëruar, konfiskon 25 mijë pako cigare të Serbisë

Të shtunën pas mesnatës policia kufitare në fshatin Jabllanicë që lidhet me Bjeshkën e Sojevës ka hasur në shtatë kuaj të pashoqëruar nga njerëzit të cilët kanë qenë të ngarkuar me 25 mijë pako cigaresh, prodhim i Serbisë, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës. Krasniqi tha se për rastin është informuar prokurori dhe Dogana.

“Në rajonin e Pejës, policia kufitare gjatë patrullimit në këmbë në fshatin Jabllanicë në pjesën që lidhet me Bjeshkën e Sojevës, rreth orës dy të natës, ka vërejtur me dylbi në largësi disa kuaj të ngarkuar. Policia ka arritur t’i ndalojë shtatë kuaj të cilët ishin të pa shoqëruar me njerëz. Ngarkesa që bartin ata ishte 50 paketa me 25 mijë copë pako cigaresh. Duhani është prodhim i Sërbisë, për rastin është njoftuar prokurori dhe dogana”, tha Krasniqi.

Kuvendi Kombëtar/ Topalli-Bashës: U rrëzove, tani merr avionin edhe ik

Jozefina Topalli, ish-Kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, ku u miratua ndryshimet statusore.

Topalli shkruan se nuk ka patur kuorum në sallë dhe për rrjedhojë Lulzim Basha është rrëzuar.

“Nuk ka kuorum. Rrëzohet Lulzim Basha!

Kuvendi i Statutit të Lulzim Bashës u rrëzua bashkë me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin .Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shumë prej të cilave ishin bosh gjatë gjithë votimit, ndërkohë që Kuvendi sipas Lulzim Bashës ka 7000 delegatë.

Sot u përsërit ajo që ka ndodhur rreth një vit më parë kur u fallsifikua dhe u vodh vota e pjesëmarrja e demokratëve në proçesin antistatuor të zgjedhjes së Lulzim Bashës.

Lufta për jetën: Bima që më shpëtoi nga kanceri. Një histori e vërtetë!

Kjo histori është një dëshmi e vërtetë e një njeriu të diagnostikuar me tumor beninj të trurit, i cili ishte 5.5 cm i madh.

Pas diagnozës, specialistët bullgarë kryen një operacion për të hequr tumorin dhe rezultoi me sukses.

Për fat të keq, 2 vite pas operacionit ata zbuluan se tumori u rikthye dhe këtë herë në gjendje shumë më të keqe.

Metastazat u rritën në një mënyrë shumë të parregullt.

Specialistë rekomanduan kryerjen e një operaqcioni tjetër, me lazer, për të larguar tumorin e rritur nga truri.

Por këtë herë ishte shumë e vështirë, sepse tumori kishte ndikuar në funksionimin e krahut dhe këmbës së majtë, duke qenë se nuk kishte mbetur vetëm në zonën e trurit.

Ilaçet e onkologjisë dhe radioterapisë ishin zgjidhja e vetme dhe shansi për të mbijetuar.

Dhe pas një periudhe të shkurtër kohe, tumori u rrit përsëri dhe ai duhej t’i nënshtrohej një operacioni tjetër.

Por, jeta e tij ndryshoi në një moment kur ai takoi një burrë teksa ishte në periudhën e shërimit.

Historia e këtij njeriu ishte se ai po vuante nga një sëmundje e veshkave dhe nga diagnostikimi i mjekëve kishte rezultuar se kishte dhe 3 muaj jetë.

Ai i tregoi se një zonjë e kishte inkurajuar të fillonte menjëherë një trajtim me bimën e shtogut (në latinisht quhet Smabucus nigra).

Ai është një frut shumë i fuqishëm i cili përmban shumë komponentë shërues dhe terapeutikë.

Kjo është procedura që duhet të ndiqni:

Mblidhini, lajini dhe thajini frutat të ngjashme me boronicat.

Vendosini në një enë me shumë sheqer.

Vëreni enën në një vend me shumë rreze dielli në mënyrë që të përgatitet më shpejt.

Mbulojeni dhe vëreni në frigorifer për 2 javë.

Konsumoni 1 lugë çaji në mëngjes rreth 10 minuta para se të hani mëngjesin.

Para se të shkoni të flini gjumë, hani një grusht fara të bardha: As ilaçet nuk mund t’i bëjnë këto shtatë gjëra!

Farat e kungullit tashmë me mijëra vite përdoren për qëllime mjekësore, sepse janë burim i shkëlqyeshëm i shumë vitaminave.
Veç kësaj, shkenca ka konstatuar që vlera nutritive ngrihet sa më shumë që të qëndrojnë, për ç’gjë janë pothuajse unike në natyrë.

Ja edhe disa arsye përse ky artikull do të duhej të bëhej pjesë përbërëse e ushqimit tuaj.

1. E luftojnë kancerin

Studimi i shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit.

Në fakt, janë efikase në luftë kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë efekt anti-inflamator.

Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka ardhur në përfundim që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe për çdo ditë konsumojnë fara të kungullit, kanë për 23 për qind më pak rrezik nga krijimi i kancerit të gjirit.

Efikasitet të njëjtë kanë treguar edhe farat e lulediellit.

2. Shëndeti i prostatës

Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur.

Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

3. Zbusin simptomat e menopauzës

Nëse jeni në kërkim të një mënyre natyrore për përmirësim të humorit ose për zbutje të simptomave të menopauzës, farat e kungullit janë një zgjedhje e shkëlqyeshme.

Farat rregullojnë sulmet e ngrohtësisë, dhimbjet e kokës, zvogëlojnë dhimbjet në nyja dhe zvogëlojnë shpeshtësinë e ndryshimeve të papritura të humorit.

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 55-vjeçarit që u zhduk në

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 55-vjeçarit që u zhduk në korrik të vitit të kaluar

Më datë 20.07.2017, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Aziz Ramiz Dervishaj i lindur me 20.07.1963 në fshatin Gllogjan të Deçan ku dhe ka banuar.
“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e çështjes kërkojmë nga ju nëse mund te na ndihmoni ne arritje te çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi”, njofton policia.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

Ngjarje e rëndë në Istog: 60-vjeçari vdes pas rrokullisjes me traktor

Si pasojë e rrokullisjes së një traktori në bjeshkët e Istogut, një burrë rreth 60-vjeçar ka humbur jetën kurse një tjetër është lënduar.
Rastin për kallxo.com e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se sot Policia ka pranuar informacion nga një qytetar për rrokullisjen e një traktori në bjeshkët e Istogut.

“Me të marr informatat janë njoftuar njësitë relevante dhe emergjente, ku menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e një personit mashkull rreth moshës 60 vjeçare, si dhe kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit tjetër dhe i njëjti është dërguar në emergjencë”, tha Rugova.

20 ditë pa folur me vajzën, 60-vjeçarja alarmon policinë e Tiranës

Një e moshuar ka denoncuar ditën e djeshme në policinë e Tiranës, se prej 20 ditësh ka humbur kontaktet me vajzën e saj që e ka në Gjermani.

60-vjeçarja me iniciale L.SH i është drejtuar policisë, ku ka denoncuar se vajza e saj me iniciale F.Sh, nuk ka komunikuar më me të.

Blutë e Tiranës, pasi kanë marrë denoncimin janë vënë në lëvizje për gjetjen e saj, ndërsa kanë nisur kontaktet edhe me autoritet gjermane.

“Më datë 28.04.2018, shtetësia L.SH, vjeç 60, banuese në Tiranë, kallëzon se prej 20 ditësh ka humbur kontaktet me vajzën, shtetasen F. Sh., vjeçe 28, e cila ndodhet në Gjermani. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një gjeth i vetëm i kësaj bime shëron prostatën dhe eliminon diabetin

Mjekësia ka avancuar së tepërmi dhe është në gjendje të trajtojë shumë sëmundje. Por, edhe ajo popullore nuk mbetet pas.

Përveçse është efektive, është edhe më pak e kushtueshme. Prostata dhe diabeti janë dy nga sëmundjet më të përhapura në ditët e sotme. Ju mund t’i trajtoni lehtësisht në shtëpi. Ju mjafton vetëm kjo bimë: hithra.

Sipas Dr. Andrew Wiel MD, hithra është një ilaç perfekt për të shëruar këto dy sëmundje. Deklarata e tij është mbështetur në studime të kryera nga Shkolla Kombëtare të Mjekësisë Naturopathic në Portland, Oregon. Zakonisht, ilaçet farmaceutike shoqërohen edhe me alergji apo efekte të tjera anësore.
Por, hithra nuk paraqet asnjë efekt anësor pas përdorimit.maxresdefault (65)

Si të përgatisni një infuzion hithre
Thjesht shtoni një lugë gjelle gjethe hithrash në një filxhan me 200 ml ujë të nxehtë (jo me valë, por shumë të nxehtë). Mbulojini dhe lërini për 5 minuta. Më pas pijeni me gllënjka të vogla.
Përveç kësaj, ju mund t’i përdorni gjethet e hithrës edhe në supë, sallatë, pure.

Ne i konsumojmë çdo ditë, por këto produkte ndalohen rreptësisht në Amerikë

Shumë produkte që në Shqipëri mund t’i gjesh në çdo cep, në çdo dyqan apo edhe supermarkete, në fakt nuk lejohen në Amerikë. Ja cilat janë disa prej tyre.

Kumbulla e verdhë
Fruti i kumbullës me ngjyrë të verdhë të errët, njihet si një frut i ëmbël dhe plot shije që përdoret kryesisht për prodhimin e kompostos në Shqipëri dhe në SHBA si përbërës i tortave të ndryshme. Ky frut gjendet gjerësisht në Francë, shtet i cili zë rreth 70% të prodhimit botërorë të këtij fruti të shëndetshëm.

Kjo lloj kumbulle ka qenë e lejuar të konsumohej në SHBA deri në vitin 1996, por për shkak se rritet në një zonë tepër të kufizuar dhe është promovuar si një produkt i cilësisë së lartë dhe i mbrojtur si produkt i origjinës, është thuajse e pamundur që kjo lloj kumbulle të gjendet për t’u konsumuar në SHBA, veçse rasteve të importit. Në Shqipëri kjo kumbull rritet dendur.

Çokollatat “surprizë” me “vezë”
Këto lloj çokollatash janë shumë të njohura e të shitura në Shqipëri dhe botë, përveç SHBA-ve. “Kinder surpriza” ka qenë gjithmonë ilegale në SHBA. Një ligj i vitit 1938 e cilëson ilegale shitjen e ëmbëlsirave që përmbajnë objekte jo ushqyese, kështu që kjo lloj çokollate nuk lejohet në tregun amerikan. Ndërsa në Shqipëri kjo lloj çokollate është popullore dhe mund të blihet e të konsumohet lirshëm.

Qumështi i papasterizuar
Qumështi i papasterizuar i cili është i pa zier me mjetet përkatëse në mënyrë që të eliminohen mikrobet. Ekspertët sugjerojnë që ky lloj qumështi përmban baktere të rrezikshme, kryesisht për fëmijët për shkak se sistemi i tyre imunitar është më i dobët.

Autoritetet ushqimore të SHBA-ve e kanë ndaluar shitjen e tij, ndërsa në Shqipëri mund të gjendet e të konsumohet, kryesisht në zonat rurale. Gjithsesi në SHBA ekzistojnë një sërë lëvizjesh që synojnë futjen e këtij qumështi në treg, duke e shoqëruar me paralajmërimet dhe etiketat përkatëse.

Topalli: Kuvendi Kombëtar e rrëzoi Bashën!

Lulzim Basha u rrëzua nga Kuvendi Kombëtar, pasi nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të miratuar statuin e ri.

Kështu u shpreh nëpërmjet një statusi në Facebook Jozefina Topalli, kritike e fortë e Lulzim Bashës.

Sipas Topallit, ndryshe nga sa u tha se në sallë ishin 7000 delegatë, ajo thotë se aty ishin 2500 karrige bosh.

“Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha!

Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin.
Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige, shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit, nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate.

Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.

Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”, shkruan Topalli.