Hashim Thaçi jep dorëheqje si President, kjo është arsyeja…

Analisti Ramush Tahiri në një prononcim për Telegrafin tha se Haradinaj është në një situatë mjaft të vështirë sepse po ta dërgoj këtë marrëveshje në Kuvend do të bie ndesh me fjalët e tij.
Por sipas tij, nëse ndodh ndonjë ndryshim në Marrëveshjen për Demarkacionin, atëherë situatë jo të mirë do të jetë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pasi ai është nënshkrues i marrëveshjes aktuale dhe sipas tij, ai duhet të jap llogari dhe dorëheqje për veprimin e bërë.Per me shume klikoni ne reklam per me shume shiko videon me poshte..

Martohet me të moshuarin 68-vjeçar, por tmerrohet pas dasmës kur e kupton realitetin e hidhur


Pas një jete jo shumë të lehtë, mendonte se kishte gjetur njeriun e jetës së saj, një pasanik 68- vjeçar me të cilin vendosi të martohej.
Por pas tre muajsh zbuloi se njeriu me të cilin ishte martuar ishte gjyshi i saj biologjik. Është kjo historia shokuese që vjen nga Miami, Florida, SHBA, ku mbesa me gjyshin u martuan para afro tre muajsh.
Kliko ne reklam posht dhe pas 2 sekundave hapet video:

Qeveri e vogël?/Malaj: Nuk përcaktohet nga numri i ministrive

Edhe ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka një koment në lidhje me kabinetin qeveritar “Rama 2” si dhe shkrirjen e disa ministrive. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, Malaj tha se shkrirja e disa ministrive nuk do të thotë se kemi të bëjmë me një qeveri të vogël, pasi ka faktorë të tjerë për ta përcaktuar.

“Ministria e Ekonomisë nënkupton sektorët realë të ekonomisë, por ka raste që ministrisë së Ekonomisë i jepet edhe biznesi. Unë kam merak që të mos ketë mbivendosje ashtu siç ndodhi në mandatin e parë.

Fakti që është reduktuar numri i ministrive, nuk do të thotë se kemi qeveri të vogël. Janë disa tregues që të bën të kuptosh nëse është qeveri e vogël, apo jo. Nuk përcaktohet nga numri i ministrave, por sa është në total, sa shpenzohet, etj”, tha Malaj.

Zyrtare/ Ruçi kryetari i ri i Kuvendit me 80 vota pro


Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë për një mandat 4-vjeçar. Pas votimit të fshehtë në sallën e Kuvendit, Ruçi mori sot 80 vota pro.

Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim.

Ndonëse deputetët e LSI kanë qenë në sallë, ata nuk votuan për Ruçin, qëndrim që e kishin shprehur edhe më herët. Ndonëse kryetari i Komisionit të votimeve, Anastas Angjeli thirri emrat e deputetëve të LSI, siç ishte edhe Monika Kryemadhi.

PD 2 vota pro për Ruçin/ Berisha: Dita më e zezë e parlamentit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të parlamentit edhe me dy vota të opozitës.

STATUSI I BERISHËS

Sot dita me e zeze per parlamentin pluralist shqiptar!

Te dashur miq, zgjedhja e Gramoz Ruçit, ish ministrit te policise kriminale terroriste politike te diktatures hoxhiste, perben nje dite te zeze ne historine e parlamentit shqiptar. Vendosja nga neobllokmeni Edvin Kristaq Rama e Gramoz Ruçit, ish ministrit te sigurimit te shtetit ne krye te legjislativit shqiptar, eshte nje perdhosje per se vdekuri e shpirtit te dhjetra mijra burrave, grave, femijeve, te moshuarve qe u persekutuan u torturuan shtazerisht, u burgosen apo ekzekuan nga policia sekrete me terroriste e Pasluftes se Dyte Boterore, arma mizore ne luften e klasave e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.

Vendosja e Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit shqiptar eshte de facto rehbilitimi nga neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama i vepres mizore te eterve te tij barabar dhe dhjetra akteve kriminale terroriste te policise se tyre sekrete.

Ky akt eshte nje shpallje haptas lufte ndaj qindra mijra shqiptareve, viktima te luftes se klasave, dhe te gjithe atyre qe luftuan per permbysjen e diktatures hoxhiste ne Shqiperi. Dita e sotme ishte dita me e zeze ne tere historine e pluralizmit shqiptar! Sb

Mbyllet seanca parlamentare/ Rama: Kuvendit do t’i kthehet dinjiteti

Pak pas mbylljes së seancës plenare ku u betuan deputetët e rinj dhe u zgjodh kreu i ri i Kuvendit, kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për mediat. Rama nuk kurseu ironitë për këtë ish-aleatin e tij, Meta.

“E rëndësishme është që sot ne startuam me drejtimin e ri të kuvendit. Ambicia jonë është që kuvendit ti kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur në katër vjet nga një gjendje kaosi dje shkeljet të rregullores.

Në kuvend është e rëndësishme që të sjellim një frymë të re, ndërveprimi, brenda logjikes normale të pozicioneve të kudnërta. Sepse në fund fare jemi këtu për t’u ballafaquar dhe ndeshur për programe të kundërta. Tu japim shqiptarëve një shembull pozitiv dhe përpjekje për ta.” tha Rama.

Kokëdhima i turret Bashës: Kërkoju falje shqiptarëve!

Kreu i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka apeluar ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha që të kërkojë falje për zgjedhjet e 25 qershorit, që sipas tij, janë më të këqijat pas atyre të 26 majit 1996. Në postimin në Facebook shkruhet se “Zgjidhja” bojkotoi zgjedhjet legjislative të 25 qershorit në emër të reformës së pakryer zgjedhore. Kokëdhima parashtron pyetjen: Sa i besueshëm është kryetari i PD-së, i cili vetë u zgjodh në krye të saj pa reformë “të brendshme” zgjedhore?

“ZGJIDHJA mirëpret Bashën në betejën e vërtetë për reformën zgjedhore

Ndoqa shpërthimin e Lulzim Bashës sot në Kuvend, për kryerjen me urgjencë të reformës zgjedhore. Përndryshe, tha ai, populli do të shqyejë dyert e gjirizit. PD dhe Rilindja kanë shkatërruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

PD-ja mbolli kulturën e vjedhjes, manipulimit dhe blerjes së zgjedhjeve. Edi Rama, si një armik i egër i zgjedhjeve të lira, e sofistikoi dhe e çoi në ekstrem këtë kulturë. Basha nuk është i sinqertë në ato që thotë.

Së pari ai duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për krimet elektorale të Partisë Demokratike në të shkuarën e afërt dhe për sistemin e shëmtuar zgjedhor që i kanë lënë peshqesh Shqipërisë, së bashku me PS-në.

Së dyti, ai duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për zgjedhjet e 25 qershorit. Rilindja dhe PD-ja i bënë këto zgjedhje, që janë më të këqijat, pas atyre të 26 majit 1996, në historinë e zgjedhjeve shqiptare.

ZGJIDHJA i bojkotoi zgjedhjet legjislative të 25 qershorit në emër të reformës së pakryer zgjedhore. Të tjerët folën dhe si përfundim hynë në zgjedhje me kodin zgjedhor të mafias së kanabisit dhe dolën që andej si rruar-qethur.

Kur u hap parlamenti i ri, “Zgjidhja” sërish bëri thirrje e vetme për vënien e reformës zgjedhore në krye të axhendës së këtij parlamenti. Sa i besueshëm është kryetari i PD-së, i cili vetë u zgjodh në krye të saj pa reformë “të brendshme” zgjedhore?

Ne i themi Bashës “bujrum” në frontin tonë të luftës së sinqertë dhe pa kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa patur nevojë madje që të shtyjmë popullin “të shqyejë dyert e gjirizit” për reformën zgjedhore.

Mjafton që opozita parlamentare të mos e shkelë më derën e atij kuvendi për aq kohë sa çifti keqbërës Rama-Ruçi do të refuzojnë që ta vënë reformën zgjedhore në rendin e ditës së parlamentit.

A është e gatshme për aksion PD-ja e Lulzim Bashës? A është dakort ajo për votimin dhe numërimin elektronik në qendrat e votimit dhe për një administratë zgjedhore të departizuar, pa komisionerët dhe numëruesit e tyre që grabisin votat e partive të tjera?

A është PD-ja gati që të kërkojë falje që u bë pjesë e farsës zgjedhore të 25 qershorit, apo do të vazhdojë me flirtet dhe bashkëpunimin me Edi Ramën dhe Rilindjen, siç bëri me marrëveshjen okulte të 18 majit?

“Zgjidhja” nuk beson te PD-ja dhe Rilindja që shqiptarët të fitojnë të drejtën e votës. Ajo do të jetë në krye të kësaj lufte, fitorja e të cilës është fitore për të gjithë popullin dhe partitë shqiptare, përveç partive të kryetarëve dhe kryetarëve të tyre, përfshirë edhe PD-në e Lulzim Bashës”.

MOS I MENDO!! Pengesat

Mos mendoni shumë për PENGESAT.

Shumë më shumë mendoni për MUNDËSITË.

Nëse mendoni për PENGESAT, shpenzimi i energjisë do të jetë enormë, kurse rezultati do të jetë zero.

Nuk mund t’i ndryshojmë njerëzit me KRITIKË, sepse secila krijesë njerëzore i ka veçantitë dhe mekanizmat mbrojtës të këtyre veçantive.

Në anën tjetër – përqindja e PROGRAMIT GJENETIK e ndërtuar në njeriun – që është e pandryshueshme – është shumë e lartë.

Njerëzit, që arrijnë ta ndryshojnë PROGRAMIN E TYRE GJENETIK, ata posedojnë një vetëdije shumë të lartë, prandaj edhe – secili prej tyre – meriton të quhet NJERI.

Për ne, njerëzit e rëndomtë, liria e njeriut është e madhe dhe serioze, prandaj edhe mundësia e ndryshimit është e madhe.

Në qoftë se e përdorim këtë mundësi duke i sharë e kritikuar injorantët, të zhvullnetuarit e të dobëtit – do t’i bëjmë dy të këqija përnjëherë.

E para: do ta thellojmë injorancën; e dyta: do ta shpenzojmë kot së koti energjinë tonë.

Prandaj: të mirremi më shumë me MUNDËSITË e shumë më pak me PENGESAT.

Me shumë dashuri për Ju, Daut Demaku

Thenie te urta nga Dajt Demaku

Nga natyra nuk varemi vetëm për shkak të EKZISTENCËS.

Nga natyra varemi SHUMË për shkak të ESENCËS.

Natyra na ndihmon të kthehemi në shtëpinë tonë, në qenësinë tonë të vërtetë.

Natyra na ndihmon të dalim nga terri i mendjës.

Kemi humbur rrugën duke u krekosur e lavdëruar me mendjemadhësinë tonë neveristëse,

Harxhojmë energjinë e jetës duke ripërtypur KUJTIMET e sidomos PRITSHMËRITË.

Kemi humbur nëpër labirinthe duke vrapuar t’i plotësojmë INSTIKTËT dhe këto i quajmë “probleme të jetës”.

Natyra na ndihmon ta kuptojmë gjuhën e QETËSISË dhe të jetës në TASH.

… që t’i gjejmë veçantitë tona, sidomos PRIRJEN TONË TË PARË – yllin kryesor të jetës së njeriut – që të udhëheq e të dërgon drejt e në ZEMËR TË LUMTURISË.

Me shumë dashuri për Ju, Daut Demaku

JETO SOT, NESER ESHTE NDOSHTA

Asnjë veprim i jetës njerëzore nuk do të ketë vlerë, në qoftë se brenda atij veprimi nuk do të jetë NDJENJA E DASHURISË.

Mos ha bukë pa ndjenjë, mos e prek punë me dorë pa ndjenjë, mos e ve hapin në tokë pa ndjenjë.

Mos fol pa ndjenjë, mos këndo pa ndjenjë, mos qajë pa ndjenjë, mos dashuro pa ndjenjë.

Mos e harroni kurrë:

Esenca jonë është e barabartë me DËSHIRËN që na vë në lëvizje.

Çfarë e kemi DËSHIRËN, të tillë do ta kemi VULLNETIN.

Çfarë e kemi VULLNETIN, të tilla do t’i kemi VEPRAT.

Çfarë t’i kemi VEPRAT, të tillë do ta kemi JETËN.

…jeta e njeriut fillon me fjalën ME DASHTË;

Kur të duash ti – ndërtohet gëzimi; kur të duash ti ndërtohet dituria, kur të duash ti arrihet suksesi.

Kur të duash ti kultivohet dashuria: kur të duash ti bëhet lumturia; kur të duash ti realizohet liria: kur të duash ti krijohet begatia, kur të duash ti – BËHESH NJERI.

Me shumë, shumë dashuri për JU, Daut Demaku