Ne i konsumojmë çdo ditë, por këto produkte ndalohen rreptësisht në Amerikë

Shumë produkte që në Shqipëri mund t’i gjesh në çdo cep, në çdo dyqan apo edhe supermarkete, në fakt nuk lejohen në Amerikë. Ja cilat janë disa prej tyre.

Kumbulla e verdhë
Fruti i kumbullës me ngjyrë të verdhë të errët, njihet si një frut i ëmbël dhe plot shije që përdoret kryesisht për prodhimin e kompostos në Shqipëri dhe në SHBA si përbërës i tortave të ndryshme. Ky frut gjendet gjerësisht në Francë, shtet i cili zë rreth 70% të prodhimit botërorë të këtij fruti të shëndetshëm.

Kjo lloj kumbulle ka qenë e lejuar të konsumohej në SHBA deri në vitin 1996, por për shkak se rritet në një zonë tepër të kufizuar dhe është promovuar si një produkt i cilësisë së lartë dhe i mbrojtur si produkt i origjinës, është thuajse e pamundur që kjo lloj kumbulle të gjendet për t’u konsumuar në SHBA, veçse rasteve të importit. Në Shqipëri kjo kumbull rritet dendur.

Çokollatat “surprizë” me “vezë”
Këto lloj çokollatash janë shumë të njohura e të shitura në Shqipëri dhe botë, përveç SHBA-ve. “Kinder surpriza” ka qenë gjithmonë ilegale në SHBA. Një ligj i vitit 1938 e cilëson ilegale shitjen e ëmbëlsirave që përmbajnë objekte jo ushqyese, kështu që kjo lloj çokollate nuk lejohet në tregun amerikan. Ndërsa në Shqipëri kjo lloj çokollate është popullore dhe mund të blihet e të konsumohet lirshëm.

Qumështi i papasterizuar
Qumështi i papasterizuar i cili është i pa zier me mjetet përkatëse në mënyrë që të eliminohen mikrobet. Ekspertët sugjerojnë që ky lloj qumështi përmban baktere të rrezikshme, kryesisht për fëmijët për shkak se sistemi i tyre imunitar është më i dobët.

Autoritetet ushqimore të SHBA-ve e kanë ndaluar shitjen e tij, ndërsa në Shqipëri mund të gjendet e të konsumohet, kryesisht në zonat rurale. Gjithsesi në SHBA ekzistojnë një sërë lëvizjesh që synojnë futjen e këtij qumështi në treg, duke e shoqëruar me paralajmërimet dhe etiketat përkatëse.

Topalli: Kuvendi Kombëtar e rrëzoi Bashën!

Lulzim Basha u rrëzua nga Kuvendi Kombëtar, pasi nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të miratuar statuin e ri.

Kështu u shpreh nëpërmjet një statusi në Facebook Jozefina Topalli, kritike e fortë e Lulzim Bashës.

Sipas Topallit, ndryshe nga sa u tha se në sallë ishin 7000 delegatë, ajo thotë se aty ishin 2500 karrige bosh.

“Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha!

Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezu bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin.
Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige, shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithe votimit, nderkohe qe Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegate.

Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u fallsifikua dhe u vjedh vota e pjesemarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.

Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”, shkruan Topalli.

PREKËSE/ Humbi bashkëshorten, prezantuesi i njohur lë punën: Do t’i përkushtohem djalit

Prezantuesi i njohur i Sky Sports, Simon Thomas njoftoi në Twitter se do të largohet nga puna, për t’iu përkushtuar djalit të tij, Ethan. Ai nuk ngurroi të falënderojë kompaninë, që sipas Thomas, e ka mbështetur përtej limiteve, por tha se ndjente që duhet të bënte këtë hap.

Bashkëshortja e Simon Thomas, Gemma humbi jetën Nëntorin e kaluar, vetëm 3 ditë pasi u diagnostikua me leuçemi akute mieloide. Që prej atij momenti, 45-vjeçari nuk e ka fshehur pikëllimin as në rrjetet sociale, duke thënë se është me të vërtetë ‘duke luftuar për të kaluar këtë situatë të jetës së tij’.

Që nga Nëntori ai nuk është kthyer në punë, në Sky Sports, por tashmë ka marrë edhe vendimin zyrtar për t’u larguar përfundimisht nga kompania dhe për t’iu përkushtuar djalit të tij.

“Humbja e bashkëshortes time më bëri të kuptoj se jeta është shumë e shkurtër dhe nuk mjafton për ta shijuar pranë njerëzve të dashur. Me pikëllim dhe zemër të thyer, njoftoj largimin nga Sky Sports, për t’iu përkushtuar dhe qëndruar pranë djalit tim, Ethan,”- deklaroi Thomas.

Ja si duket sot femija qe nuk ka ngrene as nje gram sheqer gjate jetes se tij

Ja si duket sot femija qe nuk ka ngrene as nje gram sheqer gjate jetes se tij

Femija 2 vjec per te cilin poaflasim quhet Grejsi Kuper dhe deri me sot ajo s`ka ngrene as nje gram sheqeri te paperpunuar ne jeten e vet. Mamaja e saj thote se kur vajza e saj te rritet mjaftueshem do te jete e afte vete te vendosi se cfare i pelqen e cfare jo, dhe ao nuk do tya detyroje te rrije ne nje diete strikte.

Ajo si nene thjesht do te krijoje nje themel te forte per shendetin e saj ne te ardhmen. Ndaj, thote ajo per daily mailin , kur femija te shkoje ne kopesht apo ne festa ajo nuk do ta detyroje te bijen te mos konsumoje ushqimet qe ndodhen aty.

Dieten ajo e nisi gjate shtatezanise duke hequr alegjentet si ushqimet me grure, bulmeti, ushqimet qe kane sheqer dhe cdo gje tjeter e perpunuar. E dhe pasi vajza lindi ajo e kishte te lehte te mbante te njejtin regjim ushqimor edhe me te bijen.

Një çift gjen një kuti sekrete të vitit 1951 dhe ajo i ndryshoi jetën atyre

Një ngjarje me një kuti sekrete!
A është normale të gjesh një kuti të mbushur me dollarë? Ky çift amerikan u bekua me një fat të tillë dhe më besoni se fati i tyre më bën xheloz.

E gjitha ndodhi kur ata filluan punën e rinovimit të shtëpisë së tyre me qira të epokës së viteve 1940.

Ky çift amerikan kishte blerë një shtëpi të epokës së viteve 1940 rreth dy vjet më parë në Ohajo dhe mendoi ta rinovonte atë. Ata nuk e dinin se ideja e tyre për renovimin dhe rimodelimin e shtëpisë do të ishte një ndihmë e tillë për ta. Pra, ata filluan me punën e tyre dhe çfarë ndodhi më pas nuk ishte asgjë më shumë se bekimet më të mira të të Plotfuqishmit, transmeton lajmi.net.

Pra, gjatë një prej punëve të tyre në tavan, ata gjetën një kuti gri të cilësisë së mirë në tavanin e bodrumit të tyre. I habitur dhe i ngazëllyer, ata e morën kutinë dhe tjetri filloi të kapte fotot, duke shpresuar në një thesar të cilësisë së mirë të jetë branda tij. “E mora kutinë jashtë dhe e thirra gruan. Ajo ka diçka brenda, por jo të rënda si monedha apo shirita ari. Ndoshta mund të ketë fat. Mund të jenë karta sportive të vjetra?

Pra, me eksitim të madh ata hapën kutinë dhe gjetën se artikujt që ishin të përfunduar dhe letra prej dylli. Duke e zhbllokuar atë, ata gjetën se një tjetër shtresë e gazetave që mbronte përmbajtjen brenda saj. Më pas u pa se ishte një gazetë e datës 25 mars 1951. Ajo që doli më pas ishte një surprizë e madhe dhe e madhe për çiftin amerikan.

Zhdukja e gazetës i dhuroi atyre një sasi të pabesueshme parash. Besoni një fat të tillë. “Këto janë të tëra njëzetat! Mund të ketë disa mijëra këtu! Ne jemi duke u”çmendur” në këtë pikë. Kjo nuk ndodh me ne! Çfarë bëjmë ne? Ku janë kamerat? “Ai kujtoi. “Paketa e dytë nuk kishte asnjë të njëzetat. Ishin të gjithë pesëdhjetë! Çfarë po ndodh këtu? Prisni !!!! Paketa e tretë është 100s !!!! Kjo është jashtë kontrollit!

Policia e Kosovës ju gjobitë me 50 euro nëse nuk e posedoni këtë dokument me vete

Policia e Kosovës ka filluar të kërkojë nga ngasësit e automjeteve edhe një dokument shtesë, përveç atyre që deri më tani kanë qenë të obliguar t’i posedojnë gjatë ngasjes.

Është fjala për “Raportin evropian të aksidentit”, i cili sipas ligjit të ri të trafikut është dokument publik i cili përdoret gjatë shkaktimit të aksidenteve në trafikun rrugor me dëme të vogla materiale, i cili lëshohet nga organi kompetent (kompania e sigurimeve).

Indeksonline ka mësuar nga zyrtarët e policisë së trafikut që nga kjo javë do të nis së kërkuari ky dokument të ngasësit e veturave pasi që është i përcaktuar edhe me ligjet në fuqi.

“Në rast të mungesës së këtij dokumenti, policia e gjobitë shoferin me 50 euro ndërsa kompania e sigurimeve mund të gjobitet deri në 1500 euro e cila me rastin e sigurimit të mjetit, pronarin e mjetit nuk e pajis me raportin evropian të aksidenteve”, ka deklaruar për Indeksonline zyrtari i policisë së trafikut.

“Shoferët – pjesëmarrës në aksident të trafikut në të cilin është shkaktuar dëm i vogël material, janë të obliguar që menjëherë t’i largojnë mjetet nga shiriti rrugor, që ta mundësojnë qarkullimin e papenguar të trafikut dhe ta plotësojnë e ta nënshkruajnë raportin evropian të aksidenteve.

Shoferët pjesëmarrës në aksident trafiku e plotësojnë dhe e nënshkruajnë raportin evropian të aksidenteve kur pajtohen për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti”, thuhet në ligjin e ri të trafiku.

Në ligj ndër të tjera thuhet se raporti evropian i aksidenteve nuk plotësohet dhe nuk nënshkruhet në rastin e aksidentit në të cilin ka persona të lënduar ose të vdekur.

Pas 24 vitesh martesë bëhen me djalë, shikoni si ia vunë emrin

Prizreni, e sidomos familja Kabashi nga Korisha e këtij qyteti, sot ka arsye për të festuar më shumë.

Pas 24 vitesh martese, një çift sot u bë me djalë. Dhe, djalit të porsalindur, për ta nderuar 28 Nëntorin e shqiptarëve, prindërit ia vunë emrin Flamur.

Flamuri ka lindur në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku gjendet akoma në këto çaste. Ai është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe i bukur tamam si flamuri jonë dhe raca shqiptare.

Urime familja Kabashi, urime shqiptarë, jetë të gjatë Flamurit.

Rebelimi kuksian ndaj Ristanit: Gafa e Bashës me largimin e Bodes, “Gramoz Ruçit” demokrat

Kuvendi Kombëtar i PD-së, edhe pse mendohej se do të ishte një shfaqje one man show e Lulzim Bashës, gjithsesi solli një zhvillim mjaft pozitiv në mjedisin mbytës të politikës shqiptare.

Institucioni më i lartë i opozitës u shoqërua me debate jo të vogla të brendshme, ç’ka i dha më shumë kolorit dhe autoritet zërit të partisë së dytë më të madhe në vend.

Përveç Eduard Selamit, që si gjithnjë sjell polemikën e tij të fortë e gjithashtu të qytetëruar, zëri më interesant i kësaj dite ishte ai i Ibsen Elezit, kreut të PD-së së Kukësit, i cili edhe për shkak të vendit nga vinte e që u bë simbol me protestën anti-qeveritare, arriti të bëhet njeriu apo fjalimi simbol i Kuvendit të opozitës shqiptare.

Por fjalimi i Elezit ishte i rëndësishëm edhe për përmbajtjen e tij thellësisht politike.

Kreu i PD-së në Kukës ju drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e pyeti se si mundi që të sillte Arben Ristanin-Sekretar të Përgjithshëm të PD-së pa qenë asnjë ditë anëtar partie, duke hequr Ridvan Boden, që siç tha, i njihte strukturat si xhepat e tij.

Pikërisht ky zhvillim përbën edhe “thembrën e Akilit” të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.

Një parti politike nuk janë militantët, por strukturat organizative të saj. Organizimi partiak përbën “armatën” e fuqishme që e bën një forcë politike një “makinë lufte”.

Lulzim Basha, me zgjedhjen e Arben Ristanit Sekretar të Përgjithshëm mori disa vendime drastike që sollën reperkursione shumë të rënda.

Shkriu degët e PD-së thuajse në të gjithë vendin; komandoi njerëz të tij, por që njësoj si Ristani nuk i njihnin strukturat, nuk kishin lidhje me njerëzit; largoi kryetarët, duke e pësuar që në zgjedhjet e pjesshme.

Dibra ishte shembulli më i qartë: largimi i Rahim Kalecit dhe të tjerëve bëri që mundësia për të fituar pas skandalit të Shukri Xhelilit të shquhej si një rast thellësisht i humbur.

E njëjta gjë ndodhi dhe në degët më të rëndësishme të PD-së si në Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë etj.

Për të bërë sa më të qartë panoramën e manovrës së Lulzim Bashës në partinë e tij, mjafton ta krahasojmë me lëvizjen e Edi Ramës sapo mori PS-në pas largimit të liderit historik të saj Fatos Nano.

Edi Rama u mbështet për të marrë plotësisht në dorë infrastrukturën e fuqishme të PS-së në rrethe tek “ustai” i strukturave, Gramoz Ruçi.

Ky i fundit, si gjatë opozitës por edhe pushtetit, si Sekretar Organizativ dhe e njihte Partinë Socialiste në çdo cep të vendit. Kishte marrëdhënie me çdo drejtues organizate dhe rrjetin e simpatizantëve që bërthamat i kishin në terren. Pra e njihte partinë me rrënjë e me degë.

Edi Rama, edhe pse në muajt e parë u desh të bashkëjetonte me Pandeli Majkon si Sekretar të Përgjithshëm, arriti ta mënjanonte pas pak kohe duke risjellë sërish në krye të “armatës rozë” Gramoz Ruçin.

Rama bëri pakt me Ruçin, pasi arriti ta kuptojë se pa strukturat e PS-së në bazë ai do të ishte i humbur dhe si “peshku në zall”.

Gjatë fushatës për kryetar të PS-së në vitin 2003, kur garoi me Fatos Nanon dhe Rexhep Meidanin, Rama e pa se si e nxorën jashtë loje strukturat e PS-së, edhe pse militanca socialiste e mbështeste dhe e simpatizonte shumë kreun e atëhershëm të Bashkisë Tiranë.

Edi Rama nuk do ta merrte kurrë PS-në pa paktin e hekurt me Gramoz Ruçin, të cilin për herë të parë pas 1991-shit e promovoi si figurën e dytë më të lartë të shtetit shqiptar.

Lulzim Basha veproi krejt ndryshe: largoi jo vetëm Sekretarin e Përgjithshëm Ridvan Bode, por edhe Gjergj Lezhjan, i cili ndryshe nga Bode kontrollonte të ashtuquajturat “strukturat rezervë” të PD-së.

Sali Berisha kishte ngritur një superstrukturë organizative të tillë që mbështetej në dy shtylla: strukturat zyrtare që drejtoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm dhe strukturat në hije që kontrolloheshin nga Gjergj Lezhja.

Gjithë kjo strukturë e ktheu PD-në në një fuqi të madhe, në “partinë elektorale” më të suksesshme në Shqipëri.

Lulzim Basha i këputi hallkat e para të këtij zinxhiri por nuk i zëvendësoi ato, duke i lënë të ndryshken ingranazhet e një “makine perfekte lufte”.

Ndaj dhe argumenti i kreut të PD-së së Kukësit ngjiti në publik dhe sidomos tek njerëzit që e njohin mirë PD-në.

Një forcë politike, në sistemin e sotëm është pjesë e institucioneve demokratike. Nëse humb strukturat ajo kthehet o si OJF ose si një kompani eventesh, që nuk vepron përditë por vetëm me raste dhe me më shumë bujë se brumë.

Flokët do të rriten si bari dhe sytë tuaj do të jenë si të shqiponjës: 3 lugë gjelle në ditë nga kjo përzierje e mrekullushme

Shumë prej nesh kanë një problem me flokët e tyre, por edhe me një shikim të dobësuar. Edhe për këto probleme ka një zgjidhje nga mjekësia popullore. Të gjithë ju që duhet të bëni është të hani këtë përzierje të plotë me ushqime të shëndetshme, për të përmirësuar shikimin tuaj dhe shëndetin e flokëve tuaj.

Pas disa përdorimeve të përditshme, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm dhe do të ndiheni shumë më mirë.

Përbërësit e kërkuar:

200 gramë vaj prej liri
4 limona
1 kg mjaltë
3 thelpinj hudhur

Përgatitja: Pastroni hudhërën të bardhë dhe vendoseni në një blender së bashku me 4 limona dhe bëni një përzierje të dendur. Shtoni në këtë përzierje vajin e lirit, mjaltin dhe vazhdoni duke përzier. Transferoni përzierjen që rezulton në një kavanoz, mbylleni dhe vendoseni në frigorifer.

Konsumoni një lugë gjelle e përzierjes gjysmë ore para një vakt, por konsumoni me një lugë druri. Ju duhet të konsumoni 3 herë në ditë, para ngrënies, dhe kjo përzierje do të përmirësojë gjendjen shëndetësore dhe do të veprojë në mënyrë preventive për shumë sëmundje.

O Zot sa dhimbje, po ndahen 3 fëmijë nga nëna e tyre. Pas 18 vitesh në SHBA, shqiptarja merr lajmin tragjik

Kjo grua, nëna shqiptare e 3 fëmijëve të mitur të cilët nuk do i shohë më, jeton prej 18 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por tani ajo po përballet me dëbimin nga vendi. Cile Precetaj ka jetuar në SHBA për shumë vite, ku dhe ka krijuar familjen me bashkëshortin Peter Gojcevis, të cilët kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Mëngjesin e së enjtes (26 Prill), ajo zbuloi se duhet deportuar nga aty ku jeton për shkak të mungesës së dokumenteve. Sapo mësoi këtë lajm, Cile Precetaj u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi.
“Ajo mendonte se pësoi atak në zemër dhe qëndroi në spital për 2-3 orë“, thotë bashkëshorti i saj. …

Precetaj është përballur me një situatë të tillë edhe në vitin 2013 për t’u dëbuar në Shqipëri, por një urdhër-ekzekutiv në vitin 2014 i mundësoi asaj qëndrimin. Familja e saj dhe avokati thonë se Cile Precetaj është përpjekur për t’u bërë qytetare e ligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata theksojnë se ajo nuk ka kryer asnjë krim në vend që kur shkoi në SHBA pa dokumente.

“Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat, është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”, shprehet Peter Gojcevic, bashkëshorti i Cile Precetaj.

Gjatë këtyre ditëve pritet një përgjigje nga autoritetet amerikane nëse gruaja shqiptare do të dëbohet nga vendi apo do të lejohet të qëndrojë.